Në njësinë Guri i Zi, Shkodër vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për pastrimin e kanalit kullues në fshatin Rrenc. Beci tha se puna do të vijojë në zona të tjera, të cilat kanë nevojë imediate për pastrim. “Në Njësinë Guri i Zi vijon puna për pastrimin e 30 km kanale kulluese. Kemi hartuar një plan pune për pastrimin e kanaleve kulluese në të gjitha njësitë administrative, për t’i paraprirë situatës së reshjeve dhe evitimit të përmbytjeve në këto zona”, theksoi Beci. Ismet Haxhija, administrator i Njësisë Guri i Zi tha se “këto janë kanale dytësore që janë në fushën e Gurit të Zi. Gjatësia e këtyre kanaleve shkon në 30 km, janë 7-8 kanale të dyta që mbledhin ujin e arave”. Ndërsa një banor i zonës u shpreh se “prej 35 vitesh nuk është ndërhyrë për pastrimin e kanaleve kulluese në fshatin Rrenc. Jemi përmbytur për çdo vit dhe nuk na është përgjigjur asnjëherë as bashkia as komuna Sot e mbrapa do të shohim a do përmbytemi apo jo”. Rehabilitimi i kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.
Pastrim 30 km kanaleve kulluese në njësinë Guri i Zi, Shkodër
RELATED ARTICLES