Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTPartizani zyrtarizon mbrojtësin e Kombëtares U21

Partizani zyrtarizon mbrojtësin e Kombëtares U21

Marçelino Preka është blerja më e re e skuadrës së Partizanit. Mbrojtësi 19-vjeçar, i cili është dhe pjesë e Kombëtares U21, ishte pjesë e Bylisit në sezonin e kaluar, ndërsa tani është pjesë e kryeqytetasve për katër vitet e ardhshme me opsionin për të rinovuar dhe për një vit tjetër. Njoftimi ka mbërritur nga klubi i kuq në rrjetet sociale, si dhe nga Bylisi që ka njoftuar shitjen e një prej pikave më të rëndësishme të skuadrës. Njoftimi i klubit të Partizanit: 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐌𝐀𝐑𝐂̧𝐄𝐋𝐈𝐍𝐎 𝐏𝐑𝐄𝐊𝐀 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐 FK Partizani njofton arritjen e trasferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19 vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylis. Preka i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. MirësevjennëfamiljenekuqeMarçelinoPreka PërjetMeTyPartizan Njoftimi I FK Bylis ZYRTARE! Klubi ynë njofton shitjen e Marçelino Prekës te klubi i Partizanit. Arrihet marrëveshja për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar, një prej talenteve më premtues të skuadrës sonë dhe futbollit shqiptar, pjesë e Shpresave U-21, Marçelino Preka, në klubin e Partizanit. Kishte një interesim konkret prej dy muajsh nga ana e drejtorit sportiv të klubit të Partizanit, Z. Elton Marini i deleguar nga presidenti i skuadrës së kuqe, Z. Gazmend Demi, për të hyrë në tratativa me klubin tonë dhe presidentin Besnik Kapllanaj për transferimin e Prekës. Në parim marrëveshja ishte dakordësuar dhe sot transferimi falë përkujdesjes së klubit tonë dhe vetë presidentit Besnik Kapllanaj në bashkëpunim edhe me zyrtarët e klubit të kuq është zyrtarizuar. Duam të sqarojmë se grupe të ndryshme menaxheriale kanë tentuar të infiltrohen në këtë marrëveshje, por çdo gjë është arritur fal marrëveshjes midis dy klubeve. Deri më sot të gjjthë menaxherët kanë patur vetëm fjal dhe asgjë konkrete lidhur me lojtarin në fjal. Nga sot, Marçelino Preka është zyrtarisht lojtar i Partizanit. FK BYLIS i uron suksese Marçelino Prekës, dhe pse jo eksperienca në një nga klubet e njohura dhe me histori në vendin tonë, t’i shërbejë që së shpejti ta shohim në një klub dhe kampionat të njohur jashtë vendit! Në të njejtën kohë i jemi mirënjohës ndërmjetësit Gëzim Hysaj, babai i kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj, për ndihmën e dhënë në kohën që talenti Preka firmosi 2-vite më parë në klubin tonë.https://sport.rtsh.al/artikull/partizani-zyrtarizon-mbrojtesin-e-kombetares-u21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments