Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIParku ujor Tushemisht-Drilon

Parku ujor Tushemisht-Drilon

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit të parkut ujor Tushemisht-Drilon, në bashkinë Pogradec. Sipas këtij vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 5 233 990 lekësh, fond që do të përballohet nga buxheti i shtetit. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila kryen procedurat për likuidimin e pronarëve. Po ashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi. Agjencia pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec për pasuritë e shpronësuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments