Friday, March 28, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREParku Kombëtar “Llogora”,në “Shtegun e Çezarit”

Parku Kombëtar “Llogora”,në “Shtegun e Çezarit”

Parku Kombëtar “Llogora”, rreth 40 km në juglindje të Vlorës, vijon të vizitohet nga një numër i lartë turistësh të huaj edhe në stinën e vjeshtës.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë tha se një grup turistësh të huaj vizituan qendrën e vizitorëve të Parkut Kombëtar Llogora, ku u njohën me historinë dhe arritjet e këtij parku.

Më pas ata zgjodhën të përshkojnë edhe shtigje natyrore të vështirësive të ndryshme.

Stafi i AdZM-së Vlorë i shoqëroi ata gjatë vizitës në “Shtegun e Çezarit”, për t’i njohur më nga afër natyrën dhe  biodiversitetin e zonës.

Parku i Llogorasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh. Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare.

Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2018 metra mbi nivelin e detit. Në këtë territor shtrihen disa fshatra turistikë si Palasa, Dhërmiu, Vunoi etj., që gjatë stinës së verës janë të populluar nga turistët vendas e të huaj.

Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve verore e dimërore, si ngjitje, ecje në natyrë, njohje me historinë dhe me monumentet e natyrës dhe të kulturës, por edhe për sporte ajrore, ku në shpatin e malit që shikon nga deti është përshtatur një pistë fluturimi për amatorët dhe profesionistët e fluturimeve me mjete të ndryshme sportive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ