Friday, March 28, 2025
HomeMJEDISParku arkeologjik i Finiqit, ndër atraksionet turistike më interesante

Parku arkeologjik i Finiqit, ndër atraksionet turistike më interesante

Foenika antike ose siç njihet ndryshe qyteti antik i Finiqit, u themelua para shekullit të 5 para Krishtit. Ai ndodhet në një kodër midis qyteteve të Sarandës dhe Delvinës. Pas shpërbërjes së mbretërisë së Epirit, qyteti antik i Finiqit luajti një rol të rëndësishëm. Në Finiq u nënshkrua marrëveshja e paqes ndërmjet Maqedonisë dhe Romës. Poliby, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të antikitetit, kur përshkruante qytetin antik të Finiqit, theksonte se ishte qyteti më i fortifikuar në gjithë Epirin. Muri fortifikues, i cili rrethon pjesën më të lartë të kodrës, ka qenë i pajisur me kulla e bastjone. Nga këto elemente të sistemit fortifikues ruhet mjaft mirë bastioni verilindor, i cili mbronte njërën nga hyrjet e qytetit antik. Ndërtimi i tij me blloqe të përmasave të mëdha, ka krijuar një monument mbreslënës, që shërben si një kartvizitë, e cila fton çdokënd të vizitojë parkun arkeologjik të Finiqit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ