Monday, May 13, 2024
HomeSOCIALEParafirmoset marrëveshja kuadër me Serbinë për sigurimet shoqërore

Parafirmoset marrëveshja kuadër me Serbinë për sigurimet shoqërore

Shqipëria dhe Serbia parafirmosën marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi se për palën shqiptare kjo marrëveshje u parafirmos nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa për palën serbe nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Zoran Milosevic.

“Marrëveshja iu siguron qytetarëve shqiptarë një sërë përfitimesh, si: pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit, etj. Ajo gjithashtu siguron bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë që qytetarët të mos humbasin vitet e tyre të punës”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale. Raundi i dytë i negociatave u zhvillua në Tiranë, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në datat 12-14 mars.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments