Papa Françesku ka nxitur të rinjtë në mbarë botën që të mbajnë gjallë shpresat dhe ëndrrat e tyre për një të ardhme më të mirë, gjatë meshës përmbyllëse të Ditës Botërore të Rinisë. ”Mos kini frikë”, tha disa herë papa Papa Françesku u tha të rinjve se ata nevojiteshin urgjentisht në një botë të rrethuar nga kaq shumë probleme. Rreth 1,5 milionë besimtarë morën pjesë në meshën në natyrë në parkun ”Tejo” të kryeqytetit portugez. Pothuajse i njëjti numër njerëzish morën pjesë në një vigjilje lutjeje në natyrë të shtunën në mbrëmje, ku shumë e kaluan natën në thasë gjumi dhe në dyshekë kampingu në park. Papa Françesku njoftoi në fund të meshës se Dita e ardhshme Botërore e Rinisë në vitin 2027 do të mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Do të jetë hera e dytë që Dita Botërore e Rinisë mbahet në Azi, pas Ditës Botërore të Rinisë të vitit 1995 në Manila.
Papa:Rinia të mos ketë frikë për të ardhmen e saj
RELATED ARTICLES