Ky panair, i konsideruar si një festë e librit shqip, zhvillohet me alternim mes Tiranës dhe Prishtinës. Ceremonia e hapjes së panairit këtë vit do të bëhet në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Akademia e Shkencave e Shqipërisë prezantohet në këtë panair me stendën e vet, me botimet e saj më të reja të viteve të fundit dhe me emrat më përfaqësues të fushave të rëndësishme shkencore.

Ditën e parë të panairit, më 23 prill 2025, nga ora 14:00-16:00, ASHSH do të zhvillojë promovimet e botimeve më të fundit. Sipas programit, aty do të paraqiten:

  1. “Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike” (vëll. 3) nga një grup autorësh;
  2. “Orkestra Simfonike e RTSH” në 18 CD dhe “Albanian Identity in History and Traditional Performance” me autor Eno Koçon;
  3. Tefë Topalli, “Krestomaci e albanologjisë” (vëll.1);
  4. “Veshjet tradicionale në artin pamor shqiptar” nga Abaz Hado;

5. “The earthquake of 26 November 2019 and what can we learn” autor Rrapo Ormëni;

6. “Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në shekullin XX (1900-1945)” nga Marenglen Kasmi;

  1. “Informacioni dhe evolucioni modular” nga Zyri Bajram