Expocity Albania në bashkëpunim me Galerinë e Tiranës dhe bashkinë Tiranë organizon “TIRART 2023”, panairin e artit vizual në datat 23-27 shkurt 2023. Mbi 400 vepra arti në pikturë e skulpturë të më shumë se 100 autorëve nga të gjitha trevat shqipfolëse, për herë të parë do të jenë të pranishëm në të gjithë larminë e mediumeve për katër ditë me radhë në një ekspozitë ekskluzive kushtuar artit pamor. “TIRART 2023” në nder të emrave emblematik të artit Guri Madhi, Fatmir Haxhiu dhe Arben Bajo, do të organizojë një ankand me një nga veprat e secilit prej autorëve duke krijuar traditë për të gjitha edicionet e ardhshme të këtij eventi. Ky panair do t’i japë një hapësirë të konsiderueshme artistëve të retroguardës, me gjithë kulturën dhe traditën që ata përfaqësojnë, përkrah artistëve më alternativë që janë në procesin e sfidimit të konvencioneve artistike për krijimin e një dinamike të re artistike, si dhe të rinjve të cilëve do t’u ofrohet një hapësirë e veçantë për të ekspozuar, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve. Artistët e qendrës apo periferisë, ata me reputacion dhe të rinj, galeritë që operojnë në vend, konsumatorët e artit, koleksionistët, institucionet shtetërore dhe private që janë të interesuar të pasurojnë koleksionet e tyre, si dhe publiku i gjerë do të kenë mundësinë të vizitojnë në këto katër ditë ekspozitë veprat më të mira të artit vizual shqiptar. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on