as ngjarjes tragjike në Himarë, qeveria shqiptare është duke përgatitur një paketë të re ligjore për sa i përket sigurisë së jetës në plazhe. Në një intervistë për Deutsche Welle, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se “ne po bëjmë gati paketën e rregullave të reja për normimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve turistike detare”. “Kemi kërkuar nga Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare monitorim të rreptë të hapësirës ujore në plazhe si edhe ndëshkime maksimale për kundravajtësit”, tha ajo. Lidhur me ngjarjen e Himarës, Kumbaro tha se “kemi të bëjmë me një ngjarje ku një person krejt i papërgjegjshëm, ka thyer çdo ligj dhe rregull duke tejkaluar kordonin e sigurisë dhe bërë manovra të rrezikshme, i cili meriton ndëshkim maksimal”. Sipas ministres, “Shqipëria ofron një shumëllojshmëri atraksionesh turistike në një sipërfaqe kaq të vogël dhe ka çmime të lira në raport me vendet fqinjë, Greqinë, Italinë, Kroacinë apo Malin e Zi, që janë gjigantë të turizmit evropian dhe botëror”. “Synimi është që avantazh turistik të mos jenë çmimet, por oferta e një turizmi elitar, tërheqja e turistëve jo vetëm për detin, diellin dhe plazhet, por edhe për turizmin malor, natyror dhe kulturor apo për festivalet ndërkombëtare që po zhvillohen në Shqipëri”, tha ajo.http://ata.gov.al/2022/08/11/kumbaro-pakete-e-re-ligjore-per-sigurine-e-jetes-ne-plazhe/
Paketë e re ligjore për sigurinë e jetës në plazhe
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on