Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPaketa e kataraktës, 3395 pacientë e përfituan falas

Paketa e kataraktës, 3395 pacientë e përfituan falas

Rreth 3395 pacientë kanë përfituar falas shërbimin e paketës së kataraktës dhe lentet falas gjatë periudhës janar-nëntor. Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet e qytetarëve dhe rritur cilësinë e jetës. Përveçse në QSUT dhe Spitalin e Traumës në Tiranë, ky shërbim është ofruar me financim 100% nga FSDKSH edhe në spitalet rajonale të Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit. Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments