Punimet artistike të fëmijëve me aftësi ndryshe do të prezantohen nga 29-31 gusht në pedonalet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Vlorës dhe Shkodrës. Në aktivitetin “Pak art n’pedonale” të organizuar nga Shërbimi Social Shtetëror do të prezantohen punime artistike të fëmijëve me aftësi ndryshe, të cilët marrin shërbime sociale pranë Qendrave të Zhvillimit të këtyre qyteteve. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi, bën të ditur se ““PAK Art n’pedonale” do t’i krijojë mundësi fëmijëve të vlerësojnë artin e tyre duke shitur me çmime simbolike punimet që ata i krijojnë me shumë dashuri, ndërsa të ardhurat që do të krijohen do të shërbejnë për blerjen e mjeteve të domosdoshme për të zhvilluar më tej artin e tyre në qendër”. Në Qendrat e Zhvillimit në të gjithë Shqipërinë marrin shërbime fëmijë shumë të talentuar, të cilët duan t’i ndajnë veprat e tyre me komunitetin ku jetojnë.https://ata.gov.al/2022/08/29/pak-art-npedonale-aktivitet-i-femijeve-me-aftesi-ndryshe-ne-5-qytete/
“Pak art n’pedonale”
RELATED ARTICLES