Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani:Domosdoshmëri anëtarësimi i Kosovës në KiE

Osmani:Domosdoshmëri anëtarësimi i Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Strasburg ka takuar sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić. Në këtë takim, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut. Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut përmes mekanizmave që i ofron Këshilli. “Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që luan kjo organizatë në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ndërsa shprehu domosdoshmërinë për anëtarësimin e Kosovës, duke nënvizuar progresin që ka shënuar Kosova në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë kornizën kushtetuese dhe ligjore, e cila është shumë e avancuar dhe plotësisht e harmonizuar me konventa ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës. Osmani ka shfaqur besim që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të vlerësohet pozitivisht nga deputetët e shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare, si dhe ka shprehur përkushtimin e plotë që të vazhdohet puna e përbashkët me shtete mike për ta avancuar tutje këtë proces. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments