Osmani/Tv Klan – Rrebeshe shiu në disa qytete

0
54

Rrebeshe shiu përfshinë gjatë orëve të mesditës disa nga qytetet e vendit. Në Tiranë reshjet u shoqëruan për disa minuta edhe nga era e fortë. Stuhi shiu pati edhe në qarkun e Elbasanit. Sinoptikanët paralajmërojnë një situatë të ngjashme edhe në fundjave, sikundër rënie të temperaturave. “Më të dukshme këto reshje pritet që të jenë gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë dhe mëngjesin e ditës së dielës. Sa i përket temperaturave të ajrit presim një rënie të ndjeshme duke bërë që gjatë kësaj fundjave maksimumet të shënojnë jo më shumë se 30 gradë Celsius në Ultesirën Perëndimore dhe jo më shumë se 8 apo 9 në zonat malore”. Orët me diell rikthehen nga e hëna, shoqëruar me një rritje graduale të temperaturave. “Në mesjavë pritet që maksimumet të ngjiten në 37 apo 38 gjatë orëve të mesditës” Parametri i erës parashikohet të fuqizohet gjate fundjavës në intervale të caktuara të ditës, por pa sjelle probleme te forta për trafikun detar.