Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE​Osmani në Samitin e Pragës

​Osmani në Samitin e Pragës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në Pragë të Çekisë. Pas pritjes zyrtare, Osmani u prononcua para gazetarëve, për çka tha se ky samit joformal është platformë e re e rëndësishme evropiane, ku të gjitha shtetet janë të barabarta dhe do të kenë mundësi të dëgjohet zëri i të gjithëve. “Duke qenë këtu në këtë ditë të rëndësishme për kontinentin evropian, unë jam këtu në emër të Republikës së Kosovës për të përfaqësuar vendin tim në këtë platformë të re, të rëndësishme, ku secili prej nesh në baza të barabarta do të ketë mundësinë që zëri ynë të dëgjohet, si dhe të sjell ide dhe të marrë pjesë në veprim kur bëhet fjalë për sfidat e përbashkëta me të cilat po përballemi, si dhe veprimet që do të ndërmarrim kur bëhet fjalë për përballimin e këtyre sfidave. Me padurim pres pjesëmarrjen në diskutime, si dhe takimet dypalëshe me liderët e Evropës, sigurisht, ajo me të cilën përballemi është e madhe, sfidat janë të mëdha, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të jemi të suksesshëm në përballje me secilën prej këtyre sfidave”, tha ajo. Komuniteti Politik Evropian është një iniciativë e presidentit francez, Emanuel Macron, ku përveç 27 vendeve të Bashkimit Evropian, po marrin pjesë edhe 17 vende të tjera të Evropës.https://ata.gov.al/2022/10/06/osmani-ne-samitin-e-prages-vetem-te-bashkuar-mund-te-perballemi-me-sfidat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ