Aleanca e Agjencive Ballkanike dhe të atyre të Evropës Juglindore të Lajmeve (ABNA-SE), u regjistrua në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave Juridik Jofitimprurës të Bullgarisë më 6 tetor 2022, ku ATSH është anëtare me të drejta të plota, si një shoqatë jofitimprurëse për ndjekjen e aktiviteteve për përfitim privat. Shoqata përfaqësohet nga presidenti, Aimilios Perdikaris (drejtor i përgjithshëm i agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA) dhe sekretari i përgjithshëm, Kiril Valçev (drejtor i përgjithshëm i agjencisë bullgare të lajmeve BTA). Bordi Menaxhues i ABNA i regjistruar përbëhet nga Aimilios Perdikaris, Skënder Krasniqi (Agjencia KosovaPress) dhe Serdar Karagoz (drejtor i përgjithshëm i agjencisë Anadolu të Turqisë). Në Asamblenë e Përgjithshme të 30-të të ABNA-SE të zhvilluar në Burgas, në Detin e Zi, më 19 shtator, Bullgaria u zgjodh si mikpritëse e Shoqatës dhe Valçev u zgjodh sekretar i përgjithshëm për një mandat tre vjeçar. Rezoluta u miratua unanimisht nga përfaqësues të agjencive të lajmeve nga 11 vende. Forumi miratoi gjithashtu një statut të ABNA-s, i cili ndjek parimet e parashikuara në Statutin e Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA). Asambleja e 31-të e Përgjithshme do të zhvillohet në Selanik, në Greqi në pranverën e vitit 2023, ndërsa në vitin 2024 do të zhvillohet në Turqi. Propozimi për të krijuar një aleancë të agjencive të lajmeve ballkanike lindi gjatë një takimi të përfaqësuesve të tyre në Sofje në shtator 1994. Asambleja e parë e Përgjithshme themeluese e ABNA-s u mbajt në Selanik në qershor 1995. Organizata kërkon të lehtësojë aktivitetin e bashkëpunimit ndërmjet lajmeve agjencive në rajon dhe të kontribuojë në krijimin e një klime paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi në Ballkan. Gjatë viteve, ABNA-SE ka përfshirë ATA të Shqipërisë, FENA të Bosnjës, SRNA të Republikës Srpska, BTA të Bullgarisë, ANA-MPA të Greqisë, CNA të Qipros, KosovaPress të Kosovës, MPB-në e Maqedonisë së Veriut, Agerpress të Rumanisë, TANJUG të Serbisë, Anadolu Agency, Turqi dhe HINA e Kroacisë.https://ata.gov.al/2022/10/06/sofje-abna-se-hyn-ne-regjistrin-tregtar-te-bullgarise/
ABNA-SE hyn në Regjistrin Tregtar të Bullgarisë
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on