Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani: Masat ndaj Kosovës nuk kontribuojnë në avancimin e dialogut

Osmani: Masat ndaj Kosovës nuk kontribuojnë në avancimin e dialogut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor. Aty Osmani ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut por “prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve”. Osmani gjithashtu ka deklaruar se Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar për paqe e stabilitet. “Presidentja Osmani po ashtu ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës përveç që nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut, ato, nëpërmjet pezullimit të projekteve të BE-së, më së shumti prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha e Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar për paqe e stabilitet, e bashkërenduar tërësisht me politikat e BE-së edhe sa i përket sanksioneve dhe me procese reformuese të rëndësishme”, ka njoftuar Presidenca. Osmani ka thënë se BE duhet t’i shpërblejë shtetet e bashkërenduara. “BE duhet t’i shpërblejë shtetet të cilat janë të bashkërenduara me BE dhe në të njëjtën kohë kanë ndërmarrë reforma, sidomos në sundimin e ligjit, ekonomi dhe standarde evropiane”, ka theksuar Osmani. Në këtë takim ku u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Osmani ka theksuar nevojën e përshpejtimit të procesit dhe marrjen e vendimeve të nevojshme nga ana BE-së për integrimin e Kosovës, duke i dhënë statusin e vendit kandidat, si dhe anëtarësimin e shteteve të rajonit bazuar në përmbushjen e kritereve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments