Dokumentari “Urdhra vrasjesh nga Beogradi” u shfaq në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në prani të partnerëve, aktorëve të kujtesës dhe studiueseve që kanë në qendër të punës së tyre zbardhjen së shkuarës komuniste në vend. Dokumentari u shfaq në kuadër të Edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Filmi përshkruan historinë e terrorizmit shtetëror jugosllav treguar për herë të parë nga këndvështrimi i viktimave. Shërbimi sekret komunist i Jugosllavisë vrau të paktën 78 mërgimtarë kroatë në mbarë botën. Viktimat më të reja ishin vetëm tre dhe nëntë vjeç. Shumica e vrasjeve janë kryer në Republikën Federale të Gjermanisë. Megjithatë, vetëm në vitin 2005 autoritetet gjyqësore të Mynihut filluan të hetojnë vazhdimisht këto vrasje dhe të ndëshkojnë autorët. Paneli i diskutimeve u drejtua nga Prof. Theodore S. Orlin, President Nderi dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Elsa Ballauri, Drejtore Ekzekutive e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut si dhe Kujtim Çashku, Drejtor Ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, të cilët vunë theksin tek nevoja e shoqërisë shqiptare për të nxitur më tej procesin e dekomunistizmit në vend dhe ndëshkimin e krimeve të së shkuarës. Kryetarja e Autoriteti, Gentiana Sula u shpreh se “Shqipëria ka nevojë për t’u mbështetur në këtë proces, sepse ende jemi larg të bërit të drejtësisë për të shkuarën, por kjo nuk është krejt e pamundur“. E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe Suzana Gërvalla, e cila përcolli historinë e vrasjes së bashkëshortit të saj të ndjerë një natë me shi në Shtutgart të Gjermanisë, Jusuf Gërvallës, një shkrimtar, muzikant shqiptar dhe themelues i grupit Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovë në vitet ‘80, vrarë në të njëjtat rrethana si ato të përshkruara në këtë dokumentar nga ish- shërbimi sekret jugosllav. Në fund të aktivitetit, Gërvalla u njoh me dokumentet që ish-Sigurimi i Shtetit ka grumbulluar për bashkëshortin e saj gjatë kohës që ai jetoi dhe punoi në Shqipëri, por edhe mbi aktivitetin e tij politik në Kosovë dhe Gjermani. Pandëshkueshmëria si në rastin e të bërit drejtësi për krimet e kryera në të shkuarën është një pengesë për demokratizimin e mëtejshëm të vendit ndaj nevoja për transparencë dhe vendosja e drejtësisë për viktimat e pafajshme të regjimit komunist mbeten ende sfidë dhe detyrë e shoqërisë.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on