Friday, November 1, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani: Kosova të marrë statusin kandidat për në BE

Osmani: Kosova të marrë statusin kandidat për në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia kohët e fundit po dëshmon se është një përfaqësuese shumë besnike ruse, që po përpiqet të luajë sipas skemës së Putinit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe nga ana tjetër të hapë një front të ri kundër Perëndimit.

Kështu u shpreh Osmani në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, i cili po mbahet sot në Mbretërinë e Danimarkës, ku ajo diskutoi mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të Kosovës dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

Osmani i tha të pranishmëve se vendosmëria e Kosovës për të mbrojtur lirinë mbetet e palëkundur, porse demokracia nuk është dhe nuk mund të jetë një përpjekje e pavarur, por kërkon aleanca.

Sipas saj, paqartësia rreth rrugës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik krijon një zbrazëti shumë të rrezikshme, e cila shtron terren për Rusinë dhe përfaqësuesit e saj për të minuar të gjitha arritjet kolektive.

Osmani shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor që përmbushin kriteret të ecin shpejt përpara me një agjendë të fuqishme të integrimit euroatlantik.

“Ne kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian por aplikimi nuk është shqyrtuar ende, i cili është një mesazh shumë i vështirë për t’u gëlltitur për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, sepse Kosova tani së bashku me disa vende të tjera në rajonin tonë është në një linjë të 100-të me të gjithë Bashkimin Evropian, vendimet e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, ne kemi miratuar sanksione kundër Rusisë, e para në rajon që e bëri këtë kundër Iranit, dhe natyrisht, jo vetëm politikën e sanksioneve, por politikën ekonomike, reformat e sundimit të ligjit dhe çdo reformë tjetër që Bashkimi Evropian ka kërkuar nga ne, ne e kemi ndërmarrë, dhe një garë shumë të shpejtë të veçantë në tre vitet e fundit. Dhe përkundër gjithë kësaj, ne nuk e shohim që Bashkimi Evropian t’i tregojë popullit të Kosovës, të paktën se ka shpresë se ka një rrugë të qartë. Kosova deri më tani ka qenë krejtësisht e lirë nga ndikimi keqdashës nga Rusia dhe Kina dhe ku i vetmi vend shembull që nuk është pjesë e iniciativës së Kinës. Kështu që unë mendoj se Bashkimi Evropian është duke ofruar në kuptimin që të sigurohet që Kosova të marrë një status kandidat është rruga përpara dhe të sigurohet që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin drejt asaj që mendoj se është rruga e vetme për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments