Friday, March 28, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAOqeanet thyejnë rekordin e nxehtësisë të regjistruar ndonjëherë

Oqeanet thyejnë rekordin e nxehtësisë të regjistruar ndonjëherë

Oqeanet kanë arritur temperaturën e tyre më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa vijojnë ndryshimet klimatike me pasoja për shëndetin e planetit. Temperatura mesatare ditore globale e sipërfaqes së detit ka pasur një rekord këtë javë, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus. Temperatura arriti në 20.96 Celsius e cila është shumë më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Oqeanet janë një rregullator jetik i klimës, ata thithin nxehtësinë, prodhojnë gjysmën e oksigjenit të tokës dhe nxisin motin. Ujërat më të ngrohtë kanë më pak aftësi për të thithur dioksid karboni, që do të thotë se më shumë gaz që ngroh planetin do të qëndrojë në atmosferë. Gjithashtu mund të përshpejtojë shkrirjen e akullnajave që derdhen në oqean, duke çuar në një rritje më të madhe të nivelit të detit. Oqeanet më të nxehta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare si peshqit dhe balenat ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të freskët, duke prishur zinxhirin ushqimor. Disa kafshë grabitqare, duke përfshirë peshkaqenët, mund të bëhen agresive pasi ngatërrohen në temperatura më të nxehta. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ