Papa Françesku u zgjua pas një anestezie të përgjithshme për operacion dhe është në humor të mirë, deklaroi kirurgu Sergio Alfieri. “Ati i Shenjtë është mirë. Ai është zgjuar, vigjilent dhe po bënte shaka”, shtoi Alfieri. Papa kreu një operacion në zorrë në vitin 2021, i kryer nga i njëjti kirurg, kështu që Papa me shaka e pyeti se ”kur duhej operacioni i tij i tretë”. Mjeku tha gjithashtu se ”Papa i toleroi mirë dy anestetikët, pasi Françesku pati probleme me anestezi gati dy vjet më parë”. Mjekët hoqën indin e prekur dhe futën një rrjetë plastike. Alfieri tha se operacioni u krye pas një vendimi të papës, sepse kohët e fundit ai kishte vuajtur nga një sasi e shtuar e dhimbjeve. atsh