Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE OKB thirrje për mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës

 OKB thirrje për mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së civilëve palestinezë në Rripin e Gazës mes luftimeve të vazhdueshme vdekjeprurëse. “Palëve iu është kërkuar të vetëpërmbahen nga privimi i civilëve në Gaza nga shërbimet bazë dhe ndihmat humanitare”, thuhet në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara. “Këshilli shpreh shqetësim të madh se e gjithë popullsia, më shumë se dy milionë njerëz, mund të përballet me nivele alarmante të pasigurisë akute ushqimore”, thuhet në deklaratë. “Anëtarët përsëritën kërkesën e tyre që palët të lejojnë, lehtësojnë dhe mundësojnë shpërndarjen e menjëhershme, të shpejtë, të sigurt, të qëndrueshme dhe të papenguar të ndihmës humanitare për popullatën civile palestineze në të gjithë Rripin e Gazës”, sipas deklaratës së OKB-së.

OKB i kërkoi Izraelit të mbajë të hapura vendkalimet kufitare për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, për të lehtësuar hapjen e kalimeve shtesë për të përmbushur nevojat humanitare dhe për të mbështetur shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmave për njerëzit në të gjithë Rripin e Gazës. Shtetet anëtare shprehën gjithashtu shqetësimin për incidentin e fundit vdekjeprurës në Gaza, ku u vranë qindra civilë që ishin në radhë për ndihmë në Rripin verior të Gazës. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza akuzoi ushtarët izraelitë se kishin vrarë 104 persona dhe plagosur 760, ndërsa ndihmat po shpërndaheshin për palestinezët në Rripin verior të Gazës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ