Me një kosto prej rreth 4 miliardë dollarësh, pothuajse dyfishi i parashikimit fillestar, Oculus, vepra e arkitektit Santiago Calatrava, është bërë një nga nyjet hekurudhore më të kushtueshme në botë, shkruan corriere.it.
Ndërtimi zgjati 12 vjet, ndërsa hapja u shty disa herë deri më 3 mars 2016.
Stacioni u ndërtua në vendin e ish-stacionit PATH, i cili u shkatërrua së bashku me Kullat Binjake gjatë sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Sot, nën strukturën qendrore të Oculus kalojnë 11 linja metroje, si dhe PATH drejt New Jersey-t.
Me rreth 250 mijë udhëtarë në ditë, ai është një nga nyjet kryesore të transportit në Nju Jork, pas Grand Central dhe Penn Station.





