Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAOBSH: Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët

OBSH: Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët dhe se ai ndikon jetët dhe ekosistemet. Ghebreyesus bëri një vlerësim lidhur me ndryshimin e klimës përmes një postimi nga platforma e medias sociale X, njohur më parë si Twitter. “Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët. Aktualisht po realizohet, po ndikon jetët dhe ekosistemet. Të mblidhemi, të reduktojmë emetimet, të mbështesim qëndrueshmërinë dhe të krijojmë një rrugë të vazhdueshme”, deklaroi Ghebreyesu. Kreu i OBSH-së ka tërhequr vëmendjen se përveç përmbytjeve dhe zjarreve shkatërruese në të gjithë botën po përjetohen valë e motit të nxehtë dhe thatësira afatgjata. Ghebreyesus theksoi se e ardhmja e botës dhe e brezave të rinj varet nga këto hapa që do të hidhen në çështjen e klimës. Kohët e fundit në të gjithë botën po përjetohen ngjarje ekstreme natyrore, ku korriku 2023 është regjistruar si muaji më nxehtë deri më tani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ