Mbështetur nga Organizata Boterore e Shendetit, UNICEF-i dhe shumë ministri të Shëndetësisë dhe partnerë të shoqërisë civile, Java Botërore e Ushqyerjes me Gji mbahet çdo vit në fillim të gushtit.
Ushqyerja me gji është një nga mënyrat më efektive për të siguruar shëndetin dhe mbijetesën e fëmijës dhe megjithatë aktualisht, më pak se gjysma e foshnjave nën 6 muajsh ushqehen ekskluzivisht me gji.
Në vitin 2018, një rezolutë e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë miratoi Javën Botërore të Ushqyerjes me Gji si një strategji e rëndësishme për promovimin e shëndetit.
Me një temë të ndryshme çdo vit, kjo javë synon të promovojë mjediset e favorshme që ndihmojnë gratë të ushqejnë me gji, duke përfshirë mbështetjen në komunitet dhe në vendin e punës, me mbrojtje të përshtatshme në politikat dhe ligjet e qeverisë, si dhe shkëmbimin e informacionit mbi përfitimet dhe strategjitë e ushqyerjes me gji.
Fushata e këtij gushti mbështet nënat që ushqejnë me gji në të gjithë diversitetin e tyre, gjatë gjithë rrugëtimit të tyre të ushqyerjes me gji, ndërsa do të tregojë mënyrat se si familjet, shoqëritë, komunitetet dhe punonjësit e shëndetësisë mund të përkrahin çdo nënë gjidhënëse.