Kosova Moti – E Enjte, 13 Gusht 2026

0
0

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës pritet të sjelli intervale të gjata me diell, të cilat do të jenë dominante në të gjithë vendin. POR më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës do të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që gjatë orëve të pas dites vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat Lindore të Republikës së Kosovës por nuk do të sjellin reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 15°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 38°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.