Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër do të mirëpresë në shtator mbi 400 gjimnazistë, në kushte moderne dhe dinjitoze në vitin e ri shkollor.

Kjo shkollë mban emrin e piktorit dhe arkitektit të shquar shqiptar Kolë Idromeno. Rikonstruksioni me një investim prej 133 milionë lekësh synon të përmirësojë të gjitha aspektet e infrastrukturës shkollore, duke përfshirë ambientet e brendshme dhe të jashtme, laboratorët dhe terrenet sportive.