Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, nënshkroi një projektligj më 31 dhjetor që legalizon kompostimin e trupit të njeriut, i njohur ndryshe si reduktimi organik natyral, duke e bërë Nju Jorkun shtetin e gjashtë që lejon këtë metodë varrimi, sipas të përditshmes amerikane “NowThisEarth”. Procesi përfshin vendosjen e mbetjeve të një personi në një enë të ripërdorshme me materiale organike si kashtë, jonxhë ose copa druri. Trupi shpërbëhet brenda një muaji, duke rezultuar në tokë me lëndë ushqyese që më pas u jepet të dashurve të të ndjerit për t’u përdorur për gjëra të tilla si mbjellja e pemëve dhe ruajtja e tokës. Sipas ligjit, ky proces duhet të trajtohet nga një institucion i certifikuar ndërsa shteti po punon për të ofruar këto shërbime. “Recompose” tha se çmimet e tij janë të krahasueshme me metodat e tjera tradicionale të varrimit, që arrin në 7 000 dollarë. Kompania deklaroi gjithashtu se kjo metodë mund të kursejë një ton metrikë të emetimeve të CO2 për person, krahasuar me metodat tradicionale të varrimit dhe djegies. ATA