Thursday, March 27, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENumër i lartë vizitorësh në Kalanë e Gjirokastrës

Numër i lartë vizitorësh në Kalanë e Gjirokastrës

Kalaja e gurtë e Gjirokastrës ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj gjatë muajit korrik të këtij viti. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se “vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1-31 korrik 2023 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kalaja u vizitua nga 31,637 vizitorë ose 14,999 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022”. Kalaja është një monument me vlera të rralla historike dhe ndërtimore. Ajo përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot. Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kalaja e Gjirokastrës, ajo vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja gjatë udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ