Rekordi u certifikua nga gjyqtari Lorenzo Veltri të dielën, më 26 prill, në ”Chelsea Old Town Hall”, në përfundim të dy ditëve pune që përfshinë mbi 100 shefa kuzhine dhe vullnetarë, të koordinuar nga mjeshtri Mirko Ricci së bashku me grupin ”Etica del Gusto”.

Nisma, e organizuar nga ”Complitaly TV” dhe e promovuar nga ”Nexa Events Ltd”, u shndërrua në një nga ngjarjet më të rëndësishme kushtuar kulturës gastronomike italiane në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të arritur gjatësinë e kërkuar nga rregullorja – të paktën 8 centimetra lartësi dhe 15 centimetra gjerësi – ëmbëlsira u përgatit në mbi tridhjetë rreshta të lakuar, secili rreth 8 metra i gjatë, të vendosur njëri pas tjetrit në mënyrë të pandërprerë, si një serpentinë e gjatë.

Rezultati përfundimtar ka tejkaluar edhe përpjekje të tjera të mëparshme: në vitin 2018 në Villesse (266,9 metra) dhe në vitin 2015 në Gemona del Friuli, ku rekordi lidhej me peshën totale dhe jo me gjatësinë.

Tiramisù-ja iu dedikua simbolikisht mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla, me një mesazh festiv në shkronja të arta: “Grazie Your Majesty” – “Faleminderit Madhëria Juaj”.