Një shtetasi holandez Gert-Jan Oskam, 40 vjeç, i paralizuar në një aksident me biçikletë më shumë se një dekadë më parë ka rifituar aftësinë për të qëndruar në këmbë dhe për të ecur natyrshëm, duke përdorur teknologjinë e zhvilluar nga studiuesit në Zvicër. Neuroshkencëtarët të “Ecole Polytechnique Federale de Lausanne” (EPFL) kanë krijuar atë që ata e quajnë “ura dixhitale me valë”, e cila është në gjendje të rivendosë lidhjen e humbur midis trurit dhe palcës kurrizore. Kjo urë digjitale është një ndërfaqe tru-shpine e cila i lejon Gert-Jan Oskam të rimarrë kontrollin mbi lëvizjen e këmbëve të tij, duke i mundësuar atij të qëndrojë në këmbë, të ecë dhe madje të ngjisë shkallët. Ekipi tha se teknologjia e tyre gjithashtu i mundësoi Oskam të rikuperonte disa nga funksionet e trurit që kishte humbur që nga aksidenti i tij, ku ai ishte në gjendje të tregonte aftësi motorike kur ura digjitale ishte e fikur. Sipas studiuesve, ky riparim digjital i palcës kurrizore sugjeron se janë zhvilluar lidhje të reja nervore. “Kur takuam Gert-Jan, ai nuk ishte në gjendje të bënte një hap pas një dëmtimi të rëndë të shtyllës kurrizore”, tha neurokirurgu Jocelyn Bloch, i cili është profesor në EPFL. “Për të ecur, truri duhet të dërgojë një komandë në rajonin e palcës kurrizore përgjegjëse për kontrollin e lëvizjeve”, tha Gregoire Courtine, një profesor i neuroshkencës në EPFL. “Kur ka një dëmtim të shtyllës kurrizore, ky komunikim ndërpritet”, shtoi ai. “Ideja jonë ishte të rivendosnim këtë komunikim me një urë digjitale, një komunikim elektronik midis trurit dhe rajonit të palcës kurrizore që është ende i paprekur dhe mund të kontrollojë lëvizjet e këmbëve”, tha Courtine. Oskam iu nënshtrua dy operacioneve për të implantuar elektroda në tru dhe në palcën kurrizore për të bërë urën digjitale. atsh
Një teknologji e re për trurin ndihmon të paralizuarit të ecin sërish
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on