Saturday, July 20, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANjë miliard njerëz do të preken nga ndryshimet klimatike deri në vitin...

Një miliard njerëz do të preken nga ndryshimet klimatike deri në vitin 2100

Sipas ekspertëve në Kanada një miliard njerëz apo një e teta e popullsisë aktuale globale do të vdesin për shkak të ndryshimeve klimatike nëse ngrohja globale arrin ose tejkalon 2°C deri në vitin 2100. Shkencëtarët mendojnë se vdekjet do të shkaktohen nga katastrofa të ndryshme duke përfshirë përmbytjet për shkak të akullit të shkrirë, zjarreve, sëmundjeve, ngjarjeve të rënda të motit si thatësira dhe shumë më tepër. Autorët e studimit po u bëjnë thirrje qeverive dhe politikë bërësve që të ndalojnë urgjentisht përdorimin e lëndëve djegëse fosile si qymyri dhe gazi, sepse ato lëshojnë sasi të mëdha të gazrave që ngrohin planetin. Gazrat serë duke përfshirë CO2 dhe metanin çlirohen kur lëndët djegëse fosile si nafta, qymyri dhe gazi natyror digjen për të furnizuar makinat, aeroplanët, shtëpitë dhe fabrikat. Kur këto gazra hyjnë në atmosferë, ato bllokojnë nxehtësinë dhe kontribuojnë në ngrohjen e klimës. Kjo tashmë është duke shkrirë akullin në rajonet polare dhe ky ujë i shkrirë po hyn në oqeane, duke shkaktuar gradualisht një rritje të nivelit të deteve dhe përmbytje të rënda. Shkencëtarët mendojnë se njerëzit më të rrezikuar nga vdekja për shkak të rritjes së nivelit të detit janë ata që jetojnë në rajonet bregdetare. Një studimi i ri propozon veprime të menjëhershme për të sjellë ulje dramatike të emetimeve të karbonit në mënyrë që parashikimet e tmerrshme të mos realizohen. Këto përfshijnë një zëvendësim të plotë të lëndëve djegëse fosile që nxisin karbonin në një shkallë të lartë domethënë qymyrin, naftën dhe gazin natyror me burime të rinovueshme të energjisë si energjia hidrocentrale, era, gjeotermale dhe diellore. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments