Një person humbi jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme gjatë një festivali muzike në brigjet spanjolle të Mesdheut pranë Valencias, bëhet e ditur nga raportimet e medias vendase. Agjencia spanjolle e lajmeve “Europa Press” njoftoi mëngjesin e sotëm se të paktën 17 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre rëndë, kur erërat e fuqishme shkulën pjesë të skenës së festivalit. Gazeta lokale “Levante” raportonte një lajm të ngjashëm, ndërkohë që policia spanjolle nuk e ka konfirmuar ende numrin e viktimave. Pamje të videove të publikuara në internet shfaqin pjesëmarrësit në Festivalin Medusa 2022 të muzikës elektronike në plazhin e Culleras, në jug të Valencias, teksa përpiqen të gjejnë një strehë të sigurt pas stuhisë së papritur. Pjesë të skenës së festivalit u shkulën dhe fluturuan në ajër si pasojë e erërave të fuqishme.http://ata.gov.al/2022/08/13/spanje-nje-i-vdekur-disa-te-plagosur-ne-nje-festival-muzike/
Një i vdekur, disa të plagosur në një festival muzike
RELATED ARTICLES