Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENisma amerikane ”Muzikë dhe Diplomaci”

Nisma amerikane ”Muzikë dhe Diplomaci”

Nuk mund ta humbisja mundësinë e kësaj mbrëmjeje për të kombinuar muzikën dhe diplomacinë, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. ”Ishte kënaqësi të prezantoj nismën e re të Global Music Diplomacy”, shtoi ai. Antony Blinken i lejon vetes një moment ”blues”, kur me një kitarë elektrike dha një shfaqje të vogël. Në një video, postuar nga vetë sekretari amerikan i Shtetit, Blinken po interpretonte këngët klasike të ”blues” nga ”Muddie Waters” dhe ”Hoochie Coochie Man” duke kënduar dhe luajtur njëkohësisht, i mbështetur nga një grup. ”Iniciativa globale ‘Muzikë dhe Diplomaci’ është një projekt për ta ngritur muzikën në një instrument diplomatik për të promovuar paqen dhe demokracinë dhe mbështetjen për objektivat më të gjera të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shpjegon Departamenti i Shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments