Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, njoftoi se kanë nisur ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Restaurimi po bëhet me shumë kujdes dhe duke i kushtuar rëndësi çdo detaji, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Aktualisht po punohet në rehabilitimin e pjesëve të brendshme. Hamami, i ndërtuar në vitin 1574, është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë, pasi për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor. Pak ditë më parë, ministri Hajrulla Çeku njoftoi se janë gati planet e menaxhimit për qendrën historike të Prizrenit dhe kalanë e Prizrenit. Çeku ka emëruar komisionin mbikëqyrës për qendrën historike të Prizrenit dhe njësinë menaxhuese për kalanë.https://ata.gov.al/2022/08/03/nis-restaurimi-i-hamamit-te-gazi-mehmed-pashes/