Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTNis procesi i licencimit të klubeve shqiptare për sezonin 2024-2025

Nis procesi i licencimit të klubeve shqiptare për sezonin 2024-2025

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet e futbollit (për djem dhe vajza) dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2024-2025. Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2024, sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA. Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces. Kriteret që duhet të plotësohen janë: kriteri sportiv, ai i përgjegjësisë sociale në futboll, i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriteri financiar. Aplikimet pas afateve të vendosura, nuk do të merren parasysh dhe do të jenë subjekt i Komisionit të Licencimit deri në moslejim të pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-s & FSHF-së për sezonin 2024-2025. Kriteret që duhet të plotësohen mund t’i gjeni edhe në versionin elektronik në website-n e FSHF-së në linkun e mëposhtëm: https://www.fshf.org/licensimi/rregullore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ