Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALENgrohja e Arktikut katër herë më e shpejtë se mesatarja globale

Ngrohja e Arktikut katër herë më e shpejtë se mesatarja globale

Ngrohja globale për shkak të ndryshimit të klimës e ka prekur Arktikun shumë më tepër se sa mendohej më parë, kanë zbuluar së fundmi shkencëtarët finlandezë. Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët e Institutit Finlandez të Meteorologjisë në Helsinki, rajoni i Arktikut është ngrohur thuajse katër herë më shpejt se sa mesatarja globale në 43 vitet e fundit. Pjesë të caktuara të Oqeanit Arktik madje janë ngrohur shtatë herë më shpejt krahasuar me planetin në tërësi. Sipas studiuesit Mika Rantanen, modelet e klimës e kanë nënvlerësuar deri më sot të ashtuquajturin efekt i amplifikimit polar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments