Thursday, February 13, 2025
HomeSOCIALE86 mijë vizitorë në parqet arkeologjike

86 mijë vizitorë në parqet arkeologjike

Numri i vizitorëve në parqet arkeologjike u rrit ndjeshëm në 6-mujorin e parë të vitit duke arritur në mbi 86 mijë vizitorë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau statistikat e 6-mujorit mbi numrin e vizitorëve në parqet arkeologjike, ku vihet re rritja e ndjeshme tyre krahasuar me vitet paraardhëse. “Parqet arkeologjike janë jo vetëm një pikë takimi me trashëgiminë kulturore, por edhe një hapësirë për të kaluar bukur me familjen dhe miqtë. Statistikat e 6-mujorit të parë flasin qartë! Pas dy vitesh të vështirë pandemie po rikuperojmë sërish në vizitorë. Ftesa ime sot u drejtohet vizitorëve shqiptarë: Njihni vendin tuaj”, tha Margariti. Sipas statistikave të 6 mujorit, këtë vit u regjistruan 86 371 vizitorë në parqet arkeologjike të vendit. Në 6-mujorin e parë vitin 2021 parqet arkeologjike u vizituan nga 38 072 vizitorë, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2020 u regjistruan 15 491 vizitorë.http://ata.gov.al/2022/08/12/margariti-mbi-86-mije-vizitore-ne-parqet-arkeologjike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments