Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEARSIMNgrihet Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Ngrihet Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e njësisë së kërkim-studimit me aktivitet afatgjatë “Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, e cila ushtron veprimtarinë në fushat e bioshkencës dhe të gjenetikës. Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës ka për qëllim të nxisë, të promovojë, të koordinojë e të organizojë kërkimin shkencor në drejtimet parësore më me ndikim, përmes projekteve dhe studimeve të përbashkëta me institucionet e arsimit të lartë e të shkencës dhe krijimit e angazhimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve,. Sipas këtij vendimi, Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës funksionon në ambientet dhe me pajisjet që Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë i siguron sipas marrëveshjes përkatëse me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Numri i punonjësve të kësaj qendre do të jetë 8 veta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments