Thursday, November 28, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANgjala kontrabandë

Ngjala kontrabandë

Oficerët francezë të doganave kanë konfiskuar qindra mijëra ngjala, të shpallura të mbrojtura, në një goditje ndaj një bande kontrabandistësh, njoftoi shërbimi doganor francez. Sekuestrimi i më shumë se 800 000 ngjalave të ashtuquajtura ngjala të qelqta, ndodhi në një rajon parizian, ndërkohë që ato ishin të destinuara për në Azi, ku vlerësohen shumë në tregjet e peshkut. Policia arrestoi tre të dyshuar, të cilët tani përballen me dënime me burg deri në 10 vjet. Ngjalat, që peshonin më shumë se 300 kilogramë në total, u lëshuan në lumë, me ndihmën e autoritetit francez për mbrojtjen e specieve, OFB. Kapja e ngjalave të qelqta është e rezervuar për peshkatarët profesionistë në Francë dhe mbahet brenda kuotave strikte. Sipas shërbimit doganor, një kilogram ngjala qelqi vlen 900 euro (960 dollarë) në vend dhe deri në 5 000 euro në tregun aziatik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments