Në këtë edicion morën pjesë 30 poetë e poetesha nga Shqipëria, trevat shqipfolëse dhe Evropa. Ata sollën prurjet më të mira, si dhe një shkëmbim mbresëlënës përvojash dhe eksperiencash letrare e poetike.
Poetesha Rita Petro dhe juria profesionale e festivalit ndanë këto çmime:
ION Deaconescu – Rumani, çmim i “Netëve Korçare”
Odise Kote – Shqipëri, çmimi “Dritëro Agolli”
Claudia Piccino – Itali, çmimi “Asdreni”
Petro Golitsis – Greqi, çmim special.
“Netët e Poezisë” tashmë janë kthyer në një dëshmi të gjallë se kultura është dhe mbetet një nga shtyllat më të forta të identitetit qytetar korçar





