Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 0,7 pikë përqindje, duke qëndruar rreth 13,3 pikë mbi mesataren historike. Përmirësimi u ndikua nga vlerësimet më pozitive për aktivitetin aktual ndërtues, ndërsa kontratat porositëse patën ndikim të lehtë negativ.
Në sektorin e shërbimeve, besimi u rrit me 3,4 pikë përqindje i nxitur nga vlerësimet më optimiste për kërkesën dhe ecurinë e biznesit.
Ndërsa në industri, treguesi mbeti i qëndrueshëm, rreth 8,3 pikë mbi mesataren historike, me rritje të prodhimit por rënie të kontratave porositëse.
Treguesi i besimit në tregti ra me 3,3 pikë përqindje, si pasojë e vlerësimeve më pak optimiste për shitjet dhe punësimin.
Ndërkohë, besimi konsumator u rrit me 2,5 pikë përqindje, por vijon të mbetet rreth 2,1 pikë nën mesataren historike, i ndikuar nga përmirësimi i pritjeve për situatën financiare personale dhe ekonominë në tërësi.





