Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMINë dhjetor hapet gara për ndërtimin e segmentit Milot-Balldren

Në dhjetor hapet gara për ndërtimin e segmentit Milot-Balldren

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në dhjetor të këtij viti do të hapet gara për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldren. Balluku, e cila prezantoi planin e investimeve nga buxheti në vitin që vjen, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave bëri të ditur se segmentet Milot-Balldren dhe Balldren-kufiri me Malin e Zi, do të jenë pjesë e koncesionit të Korridorit Blu. “Është prioritet i yni. Ne kemi vendosur që duke nisur nga muaji dhjetor të lancojmë garën, siç kemi bërë edhe me pjesët e tjera të Korridorit Blu, për një koncesion bazuar në instrumentin e pagesës nga drejtuesit e mjeteve dhe do të kemi kështu mundësinë që segmentet Milot-Balldren dhe Balldren-kufiri me Malin e Zi, të jenë pjesë e koncesionit të Korridorit Blu, siç kemi bërë me segmentet Thumanë-Kashar, Kashar-Lekaj, apo Lekaj-Fier”, u shpreh Balluku. Ministrja deklaroi se mbetet prioritet përmbushja e kushteve të korridoreve paneuropiane, pasi si Korridori Blu edhe Korridori 8 janë pjesë e korridoreve paneuropiane dhe kjo qeveri ka luftuar për t’i bërë këto korridore të njohura. Kjo është hera e dytë që hapet gara për këtë koncesion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ