Letrat e princeshës së ndjerë Diana që zbulojnë pikëllimin e saj për divorcin nga Charles kanë dalë në ankand në Britaninë e Madhe dhe ofrojnë detaje të reja për një nga momentet më të vështira dhe më traumatike të Lady D. Madje, letrat shkojnë deri aty sa thotë: “Po kaloj një moment shumë të vështirë dhe presioni është i lartë dhe vjen nga të gjitha anët”. ”Ndonjëherë është shumë e vështirë të mbaj kokën lart dhe sot jam në gjunjë dhe thjesht uroj që ky divorc të kalojë sa më shpejt. Nëse do ta kisha ditur një vit më parë se çfarë do të përjetoja gjatë këtij divorci, nuk do të kisha pranuar kurrë”, shkruhet në letrat e Lady D. Diana flet gjithashtu, në një letër të vitit 1996, për besimin e saj se familja mbretërore po përgjonte telefonin e saj. Letrat ishin dërguar midis viteve 1995 dhe 1996. Ankandi është planifikuar për 16 shkurt nga ”Lay’s Auctioneers” dhe letrat vlerësohen në një total prej 90 000 paund. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për shoqatat e sponsorizuara nga Diana kur ajo ishte gjallë. ATSH