Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, njoftoi përmes rrjeteve sociale se kultura kosovare ka dy lajme të mira. Në seancën e fundit parlamentare, është miratuar në lexim të parë projektligji për kinematografinë si dhe është publikuar në platformën e konsultimeve, projektligji për artin dhe kulturën. Projektligji për kinematografinë u miratua me mbështetje të plotë nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. “Reforma ligjore në kulturë po jetësohet me hapa të sigurtë dhe konkretë”, shkruan ministri Çeku. Përmes projektligjit të miratuar, filmi shpallet sektor me interes të veçantë publik në Kosovë, po ashtu ndër të tjera parashihet fuqizimi dhe mbrojtja ligjore e kinemave si dhe themelimi i rrjetit të kinemave, ngritja e kapaciteteve institucionale të Qendrës për Kinematografi të Kosovës, krijimi i strukturave të reja si Kinoteka e QKK-së dhe themelimi i programit të edukimit, studimit dhe botimeve. Në hartimin e këtij projektligji kontribut kanë dhënë grupi i punës kryesuar nga Jehona Shyti, me anëtarë, Lum Çitaku, Taibe Selmani, Brikena Mulliqi, Mehdi Uka, Kimete Berisha, Liridona Hoti, Atifete Jakupaj dhe administrata e MKRS, Qendra Kinematografike e Kosovës, konsulenti francez Julien Ezanno nga QKK e Francës, Donato Giuliani dhe Valon Ibraj nga Ambasada Franceze, po ashtu komuniteti i kineastëve të cilët përgjatë dy viteve ofruan komente dhe këshilla. ATSH
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on