Thursday, March 27, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENdryshime në Ligjin për Librin: shpërndarje në institucionet publike

Ndryshime në Ligjin për Librin: shpërndarje në institucionet publike

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka nisur diskutimet për ndryshime në Ligjin për Librin. Ndryshimet u prezantuan në takimin online në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të drejtuar nga deputetja Evis Kushi. Dispozitat e reja lidhen edhe me uljen e kopjeve të botimeve në Bibliotekën Kombëtare: reduktim nga 5 në 3 kopje të botimeve që duhet të mbajë BK. “Dy kopjet e tjera janë kopje që do të shpërndahen nëpërmjet marrëveshjeve midis Bibliotekës Kombëtare dhe institucioneve të tjera publike në të gjithë territorin e Shqipërisë”, u shpreh sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Zerina Bruci, sipas së cilës mënyra e shpërndarjes së këtyre kopjeve do të varet nga një vendim i mëvonshëm i Këshillit të Ministrave. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me nxitjen e botimit të librave për personat me aftësi të kufizuar nga shtëpitë botuese, krahas botimeve të veprave me rëndësi kombëtare, historike, kulturore dhe shkencore. Si pasojë e ndryshimeve forcohet dhe ndikimi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku do të kalojë edhe Regjistri i Botuesve. Ndërsa drejtuesi i QKLL-së, do të jetë gjithashtu dhe pjesë e Këshillit Kombëtar të Librit dhe i Nxitjes së Leximit. Një tjetër risi do të jetë përfshirja në këtë këshill e grupeve të interesit, ku do të jenë 4 ekspertë të fushës, 2 prej të cilëve do të përzgjidhen nga ministri përgjegjës dhe 2 nga grupet e interesit. Në ditët në vijim do të ketë dhe tre seanca të tjera, ku do të jenë të pranishëm për ndryshimet në ligj edhe grupet e interesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ