Flakët kanë përfshirë disa zona të vendit këtë të shtunë. Pas zjarrit në afërsi të qytetit të Lezhës, një tjetër i përmasave të mëdha po përshkon zonën mocalore në Tale, në afërsi të plazhit. Flakët janë shpërndarë me shpejtësi të ndihmuara nga një erë e fortë që karakterizon zonën, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje. Vatra e zjarrit është pranë rrugës drejt hidrovorit dhe ka prekur një zonë me xuktha.