Kosovës po i shtohet një muze unik. Bëhet fjalë për Hidroelektranën, ndërtesë në qytetin e Prizrenit, e cila ka pothuaj 100 vjet jetë. Lajmin për muzeun e bëri të ditur në rrjetet sociale, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. “Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit”, është shprehur ministri Çeku. Menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës. Historia e Hidroelektranës është e lidhur ngushtë me historinë e elektrifikimit në Kosovë. Ndërtesa ndodhet në pjesën lindore të Prizrenit dhe paraqet një nga hidrocentralet e para të ndërtuara në vend. E ndërtuar në vitin 1929, ndërtesa ka furnizuar qytetin me energji elektrike për dyzet e katër vjet. Furnizimi me energji elektrike ka ndikuar në hapjen e kinemasë së parë në qytet dhe zhvillimin e zanateve të reja. Fillimisht hidrocentrali furnizonte institucionet publike, banesat e njerëzve të pasur, mullinjtë dhe njësitë tregtare. Për shkak të mungesës së kapacitetit dhe pajisjeve të vjetëruara, hidrocentrali ndaloi së funksionuari në vitin 1973. Në vitin 1975, ndërtesa u adaptua në Muzeun e Historisë Elektrike të Kosovës. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on