Federata Shqiptare e Futbollit ka nderuar sot mjekun e njohur sportiv, Zyhdi Çoba, me rastin e 80-vjetorit të tij të lindjes. Çmimi “Pllakatë” i akorduar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka iu dha mjekut të njohur me motivacionin për kontributin e vlerësuar prej disa dekadash, në pozicionin e mjekut të Vllaznisë dhe në shumë nivele të ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Anëtari Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera dhe Drejtori i Sektorit të Edukimit, Sulejman Starova ia dorëzuan çmimin mjekut Çoba gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar nga Bashkia Shkodër, ku morën pjesë familjarë të tij, bashkëpunëtor të tij, por edhe personalitete të sportit në Shkodër. Vetë Zyhdi Çoba u shpreh i emocionuar për këtë çmim dhe falënderoi Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për mirënjohjen dhe vlerësimin e treguar ndaj tij përgjatë karrierës. Gjithashtu, në këtë ceremoni edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia i dorëzoi titullin “Mirënjohje” mjekut të Vllaznisë, i cili ka një karrierë të gjatë duke i shërbyer për 65 vite futbollit dhe duke punuar me rreth 176 trajnerë të ndryshëm në klubin shkodran. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on