Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAEkspozita “Më shumë për Mitrovicën”

Ekspozita “Më shumë për Mitrovicën”

Salla “modelarium” e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, u shndërrua në galeri arti për ekspozitën e titulluar “Më shumë për Mitrovicën”. Ekspozita është organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës (UP) dhe 7Arte. Në këtë ekspozitë, u prezantuan punimet e studentëve dhe hulumtuesve që kanë eksploruar potencialin e pasurive kulturore dhe arkitekturore të qytetit të Mitrovicës, si dhe rrëfime të ish punëtorëve të Trepçës. Ekspozita prezanton një panoramë të ndërtesave historike në qendër të Mitrovicës, duke rikthyer vëmendjen në këto pasuri të rëndësishme kulturore dhe arkitekturore, por njëkohësisht edhe vizionim të trashëgimisë industriale të Trepçës. Studentët dhe hulumtuesit prezantuan ide për ripërdorimin e këtyre pasurive, duke e bërë atë një burim frymëzimi për të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe të gjithë ata që janë të interesuar për trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore. Ekspozita do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të njohur më shumë rreth trashëgimisë industriale të Trepçës dhe ndërtesave historike të Mitrovicës. Shoqata 7 Arte ishte zbatuesja e këtij projekti të mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ